Site icon PORTALB

Cazaneuve emërohet kryeministër i Francës

Bernard Cazeneuve

Bernard Cazeneuve

Ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve, është emëruar kryeministër i Francës, njofton Pallati Elysee, të martën, transmeton CNN. Cazaneuve e zëvendëson Manuel Valls i cili të hënën ka bërë të ditur se heq dorë nga posti i kryeministrit për të nisur fushatën për president të Francës.

Valls ka kandiduar vetën në kuadër të Partisë Socialiste për zgjedhjet që mbahen me dy raunde, vitin e ardhshëm. Presidenti aktual, Francois Hollande, nga partia e njejtë ka thënë se ai nuk do të kërkojë një mandat të ri.

Exit mobile version