Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior, por më shumë do të shprehet në vendet më të larta dhe në pjesët malore. Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në dy gradë Celsius, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira. Në orët e mëngjesit do të ketë vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri tetë gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Rritje më të madhe të temperaturës së ditës do të ketë nga e premtja dhe gjatë fundjavës. Të premten pritet temperatura e ditës të arrijë deri në 17 gradë Celsius.

Exit mobile version