Site icon PORTALB

Aleanca për Shqiptarët në Kumanovë: Jemi këtu për të fituar (VIDEO)

Nexhmedin Sadiku

Nexhmedin Sadiku

Aleanca për Shqiptarët e përbëra nga tre partitë politike, LR-PDSH, RDK, dhe UNITETI sonte kishin tubimin e tyre qendror në Kumanovë. Bartësi i listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, Nexhmedin Sadiku tha se aktualisht vendin e udhëheqin analfabetët.

“Këtë që e flas tani e flas çdo ditë në shkollë. Jemi vendi më i goditur por asnjëherë nuk jemi përkulur. Kësaj here të jeni të bindur që kemi hyrë të fitojmë. Të jeni të bindur se e kam dëshmuar këtë në shumë fusha, isha kampion shahu dhe çdoherë ku kam qenë dhe kampion do të jem edhe këtu sepse di të demaskoj politikat e tyre të mbrapshta. Ne nuk themi e hapën kufirin por ne e hapim. Ne nuk flasim ne bëjmë vepra. Sot ende njerëzit nuk kanë nënshtetësi, turp. Ndërsa njerëzve tjerë u lejohet nënshtetësia për një ditë , njerëzve që i mbartin me autobusa nga shtetet fqinje. Janë montuar procese dhe shqiptarët vuajnë në burgje pa faj.” tha mes tjerash Sadiku.

Exit mobile version