Absurdi: Për institucionet kompetente ende të panjohur keqtrajtuesit e “grupit të Kumanovës”

Mbeten të pazbardhura rastet kur janë keqtrajtuar të akuzuarit në rastin “Kumanova”. Që nga denoncimet e para për keqtrajtim e deri më sot asnjë nga rastet nuk janë zbardhur, shkruan Portalb.mk.

Avokatët mbrojtës njoftojnë se kanë ngre procedurë dhe se Prokuroria Publike po merret me zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Publike e ka marr lëndën, është duke e shqyrtuar, por informacion ende nuk kemi. Sipas informacioneve të avokatëve Prokuroria Publike ka problem me identifikimin e policëve për shkak se kanë qenë me maska”, theksoi për Portalb avokati mbrojtës Mefail Asllani.

Nga Prokuroria Publike për Portalb nuk përgjigjen se deri ku është procesi i zbardhjes së rastit.

Nga ana tjetër, zëvendës ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu në deklaratën e tij për Portalb tregon për grupin e punës që është formuar me iniciativë të tij, enkas për këtë rast.

“Grupi punës ka parashtruar iniciativë deri tek Departamenti për kontrolle të brendshme, hulumtime kriminalistike dhe sjellje profesionale për vlerësimin e përgjegjësisë institucionale. Dhe pas çdo denoncimi për keqtrajtime, grupi ka deponuar iniciativë të re”, ka sqaruar për Portalb zv/ministri Nuhiu.

Nga Departamenti i brendshëm i MPB-së, në dy përgjigje radhazi për Portalb.mk thonë se në Departamentin për kontrolle të brendshme nuk ka denoncime për keqtrajtime fizike apo maltretime psikike të të akuzuarve në rastin “Kumanova”.

Ndryshe, avokati mbrojtës, Mefail Asllani thotë se MPB shumë lehtë mund ta zgjidh këtë çështje.

Nëse vazhdohet me ushtrimin e dhunës ndaj të akuzuarve avokatët mbrojtës janë “kërcënuar” se do t’i bojkotojnë seancat gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button