Gjithsej 3.975 të sëmurë nga gripi janë regjistruar në Maqedoni prej 10 deri 16 shkurtit, që është për 51.1 përqind më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar, thonë nga Instituti për shëndet publik.
Janë evidentuar edhe dy raste me vdekje nga Gripi gjë që numri i të vdekurve nga virusi për këtë sezon arrin në 5.
Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi nga fillimi i sezonit 2013/2014 arrin 14.909 apo 39 përqind më shumë se gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar.