Moti i ftohtë në dimër mund ta dehidratojë shumë lëkurën për shkak të temperaturave të ulëta. Tharja sjell rezultat edhe irritim të lëkurave delikate. Serumet apo trajtimet e ndryshme gjatë kësaj periudhe mund të jenë shumë të kushtueshme, kështu që maskat me produktet e shtëpisë janë gjithmonë zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë, shkruan RevistaClass.
Maskë hidratuese me tre përbërës
Është një zgjidhje e mirë për periudhën e ftohtë të dimrit. Këshillohet të aplikohet pas dushit, kur lëkura është më e thatë. Siҫ dihet, mjalti rigjeneron dhe ushqen, vitanima E është e pasur me antioksidantë, ndërsa vaji i avokados trajton poret dhe irritimet që shfaqen herë pas herë në periudhën e dimrit.
Ҫfarë të nevojitet?
1 lugë gjelle vitaminë E (vajore) (rreth 3 kapsula vitaminë E)
1 lugë gjelle mjaltë
1/4 avokado
Përziej të gjithë përbërësit në një shishe të vogël (farmacie) dhe aplikoje përzierjen në fytyrë dhe në qafë. Mbaje për 10-15 minuta, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.