Site icon PORTALB

Ohër: Një person e ka humbur jetën në fatkeqësi të komunikacionit

Aksident

Ilustrim

Një banor nga fshati Moroisht në Strugë e ka humbur jetën në një fatkeqësi të komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale në afërsi të aeroportit të Ohrit.

SPB Ohër e konfirmoi informatën, me sqarimin se bëhet fjalë për person të moshës 37-vjeçare që ka pësuar gjatë daljes së automjetit nga rruga.

Shkaqet që e kanë shkaktuar fatkeqësinë do t’i konfirmojë hetimi.

Exit mobile version