Site icon PORTALB

Në Tabanocë është zbuluar drogë në një automjet me targa të Shqipërisë

Drogë

Në vendkalimin kufitar Tabanocë janë zbuluar rreth tetë kilogramë materie bimore, me siguri marijuanë, me automobil “smart” me targa të Shqipërisë, shkruan MIA.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se automjeti është drejtuar nga shtetasi shqiptar 56 vjeçari B.O, ndërsa materia bimore është fshehur në bunker nga pragu i djathtë dhe i majtë i automjetit.

Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishëm të rastit.

Exit mobile version