Site icon PORTALB

Ja çka thotë Putin për Donald Trump

Trump - Putin

Trump - Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë sot se presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, është njeri i mençur dhe se shpejt do ta kuptojë nivelin e përgjegjësive të veta.

Raportohet se Putin i ka bërë këto komente gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve “NTV TV”, transmeton Express.

Gjatë intervistës, Putin po ashtu ka thënë se tentimet për të krijuar një botë njëpolare kanë dështuar.

Sipas tij, ekuilibri i botës është duke u rikthyer në vend dalëngadalë.

Exit mobile version