Së paku 17 persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të gazit në një minierë të qymyrit në verilindje të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëron agjencia kineze e lajmeve Xinhua, shpërthimi i gazit të minierës ndodhi në minierën e qymyrit që gjendet në Mongolinë e Brendshme, rajon autonom në përbërje të Kinës.
Gjatë shpërthimi kanë humbur jetën së paku 17 minatorë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur të bllokuar në minierë.
Dyshohet se gjatë shpërthimi në minierë kanë qenë 136 persona. Në vendin e ngjarjes kanë arritur shumë ekipe të ndihmës së shpejtë, ndërsa lidhur me rastin kanë filluar hetimet.