Site icon PORTALB

Në Mesdhe shpëtohen dhjetëra migrantë

Mbi 15 mijë emigrantë në ishujt e Greqisë

Ilustrim

Shërbimi detar i shpëtimit në Spanjë bëri të ditur se anijet e këtij institucioni kanë shpëtuar 72 migrantë të cilët në 3 varka tentuan që të kalojnë Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu thuhet se një anije e shërbimit të shpëtimit në Gjibraltar ka “ndaluar” dhjetë migrantë.

Pas kësaj në një operacion tjetër u shpëtuan edhe 53 migrantë nga varka e dytë, ndërsa më pas gjatë një operacioni tjetër edhe nëntë migrantë nga varka e tretë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, në Spanjë përmes Detit Mesdhe në vitin 2015 kanë arritur 3.850 migrantë.

Migrantë të tjerë kërkojnë azil në Spanjë përmes enklavave të saj në Afrikën veriore, ishujt Melila dhe Ceuta.

Exit mobile version