Site icon PORTALB

SHGM: Çmime për Kezharovskin dhe Mlladenov

Tomisllav Kezharovski

Tomisllav Kezharovski

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë me rastin e 68 vjetorit të formimit, sonte gazetarit Tomisllav Kezharovski do ti ndajë çmimin për gazetari hulumtuese në vitin 2013, ndërsa gazetarit të ndjerë Nikolla Mlladenov çmimin për arritje jetësore.

Tomisllav Kezharovski ishte burgosur më 28 maj 2013 për shkak të siç thuhet zbulimit të identitetit të dëshmitarit mbrojtës në rastin “Likuidini” dhe ishte i dënuar me dënim prej 4.5 vjet. 

Për këtë dënim kanë reaguar të gjitha shoqatat e gazetarëve nga vendi dhe jashtë.

Kezharovski për momentin është në burgim shtëpiak.

Nikolla Mlladenov ishte themelues dhe pronar i gazetës Fokus i cili ndërroi jetë në një aksident trafiku.

Exit mobile version