Site icon PORTALB

Nexhipin e kafshon qeni në Tiranë

Nderim Nexhipi përjetoi një kafshim të lehtë qeni

Nderim Nexhipi përjetoi një kafshim të lehtë qeni

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, për një nga lojtarët e Partizanit. Nderim Nexhipi, i cili ka vetëm pak kohë në kampin e kuq është kafshuar nga një qen në kryeqytet, çka ka bërë që lojtari të shkojë urgjentisht në Spitalin Amerikan 2, që ndodhet pranë Qendrës Universitare, “Nënë Tereza”, raporton “Sport Ekspres”.

Gazetarët konfirmojnë se kanë qenë gjatë ditës së djeshme në ambientet e spitalit privat në të cilin është kuruar Nexhipi dhe ka konfirmuar se bëhej fjalë për një kafshim të lehtë qeni, në pjesën e kaviljes së këmbës, duke mos e dëmtuar shumë lojtarin, por më shumë këpucën dhe çorapen e tij.
Lojtari është kuruar për këtë lëndim që ka pasur, duke bërë tetanozin i cili në këto raste është një gjë normale. Nuk dihet se sa është realisht dëmtimi I futbollisitit, pasi klubi i kuq nuk është prononcuar në lidhje me këtë ngjarje. /sportekspres

Exit mobile version