Site icon PORTALB

Vritet palaçoja që argëtonte fëmijët në Aleppo

Vritet palaçoja që argëtonte fëmijët në Aleppo

Vritet palaçoja që argëtonte fëmijët në Aleppo

U vra punonjësi social, i cili vishej si palaço për të argëtuar fëmijët e traumatizuar dhe të pashpresë në luftë.

Anas al-Basha, 24-vjeçari refuzoi të largohet nga qyteti i rrethuar së bashku me prindërit e tij dhe dhjetëra mijëra të tjera, transmeton portali arbresh.info.

Organizata në të cilën punonte Anas i jep trajtim psikologjik fëmijëve jetimë dhe ndihëm financiare në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile.

Vëllai i të ndjerit thotë se ai “jetonte për t’i bërë fëmijët të qeshnin në vendin më të errët”.

Exit mobile version