Ban Ki-mun kërkoi falje për rolin e KB-së në epideminë e kolerës në Haiti
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun kërkoi falje për rolin e organizatës në përhapjen e epidemisë së kolerës në Haiti në vititn 2010 në të cilën jetën e humbën mijëra njerëz.
“I kërkojmë falje popullit të Haitit. Nuk bëmë mjaftueshëm sa i përket epidemisë së kolerës dhe parandalimit të përhapjes së saj në Хaiti. Ndjejmë keqardhje të thellë për rolin tonë”, deklaroi ban.
Sipas ekspertëve të pavarur, epidemia u shkaktua nga “helmetat e kaltra” të Nepalit nga misioni i KB-së të cilët kishin hedhur mbeturina në lum.
Edhe krahas faljes, KB mbetet në qëndrimin se nuk bart përgjegjësi juridike për atë rast.
“Nuk e kemi ndryshuar pozitën juridike për këtë rast”, deklaroi Jan Eliason, zëvendëssekretari i përgjithshëm i KB-së.
Ban prezantoi plan për ndihmë financiare familjeve të viktimave nga epidemia dhe luftë më të mirë me sëmundjen nga e cila u infektuan 800.000 njerëz prej të cilëve jetën e humbën mbi 9.300 njerëz prej vitit 2010 e deri më tani.