Site icon PORTALB

Dymbëdhjetë ditë nga fushata zgjedhore

Fushata, kampanja

Partitë politike dhe koalicionet të cilët me kandidatët e tyre marrin pjesë në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare sot në ditën e dymbëdhjetë të fushatës zgjedhore do t’i prezantojnë programet e tyre në takime me qytetarët dhe në tubime në mbarë Maqedoninë.

Kandidatët për deputetë të njësisë zgjedhore nr. 6 të BDI-së do të bëjnë promovimin e projektit për ndërtim të ujësjellësit në rajonin e Pollogut i cili kalon përmes katër komunave, Zhelinë, Bogovinë, Brvenicë dhe Vrapçishtë. Gjithashtu BDI-ja do të realizojë takime me qytetarë në Strugë dhe rrethinë. BDI-ja do t’i përmbyllë aktivitetet e ditës me Tubimin qëndror në Labunishtë të Strugës

Partia Demokratike e Shqiptarëve tubim do të mbajë në Zhelinë të Tetovës, ndërsa Aleanca për shqiptarët do të mbajë tubime në Dollnen dhe Kërçovë.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubim në Shën Nikollë dhe në Shtip, ndërsa koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM do të mbajë tubime në Vallandovë dhe Gjevgjeli.

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sipas agjendës së tyre zgjedhore duhet të mbajë tubim në Gjevgjeli.

Exit mobile version