Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot, vjeshta

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët perëndimore mot me vranësira të konsiderueshme me kushte për reshje të dobëta lokale, ndërsa në male me reshje të dobëta të borës.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor, ndërsa përgjatë Vardarit erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri në minus një, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës deri nëntë gradë.

Edhe në ditët në vijim do të mbizotërojë mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat maksimale do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Exit mobile version