(I përditësuar) Rexhep Prekopuca, zëvendës kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në deklaratën e tij për Portalb.mk vërteton lajmin së një pjesëtar i KSHZ-së është kërcënuar nga kryeredaktori i një gazete ditore, por i njëjti nuk zbulon se për kë bëhet fjalë.
“Po është i vërtetë informacioni. E kemi paraqitur në polici rastin”, është përgjigjur shkurt për Portalb Prekopuca.
Në insistimin tonë që Prekopuca të na zbuloj detaje më shumë rreth ngjarjes, ai nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Kaq kam për të thënë”, kështu e përfundoi telefonatën Prekopuca.
………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
Një përfaqësues i Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbrëmë, 45 minuta pas mesnate, në SPB Manastir ka paraqitur vepër penale “shantazh”. Ashtu siç kumtoi MPB në Buletinin ditor, dje në orën 16:33 minuta derisa me dy persona ka udhëtuar drejt Manastirit për shkak të kontrollit për kopje të materialit zgjedhor, në celularin e tij zyrtar i është paraqitur një person i cili është prezantuar se është nga një gazetë ditore.
“Personin e kanë pyetur se pse e ka refuzuar ofertën për shtyp të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në gazetë. Në atë i paraqituri është përgjigjur se ka pasur ofertë më të mirë nga një gazetë tjetër ditore. Gjatë bisedës i paraqituri ka vërejtur se bisedon në interfon, me ç’rast në bisedë është përfshirë një person tjetër, i cili është prezantuar si kryeredaktor përgjegjës i gazetës ditore. Ai i ka thënë se nuk guxon të jetë kundër shpalljes së listave të kandidatëve, ndërsa njëherit i është kërcënuar me komprometimin e personalitetit, me publikimin e gënjeshtrave dhe të pavërtetave në gazetë, përderisa nuk publikohen listat në gazetën e tyre”, thekson MPB.
Personi i ka thënë edhe fjalë tjera ofenduese dhe nëse nuk i kthehen 20.000 euro do ta nxjerrë para gjykatës. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e tërësishme dhe dokumentimin e rastit.