Site icon PORTALB

Tre vjet pa Paul Walker, mesazhi prekës i Tyrese Gibson (VIDEO)

Humb jetën në aksident aktori Paul Walker

Paul Walker

Një nga miqtë më të ngushtë dhe aktor në Fast and Furious, Tyrese Gibson ka përkujtuar Paul Walker në tre vjetorin e vdekjes së tij tragjike.

Walker vdiq më 30 nëntor të 2013, pasi Porsche Carrera GT u përplas dhe shpërtheu në flakë. Të gjithë miqtë e tij e përkujtojnë sot me dhimbje, ndërsa Gibson ka postuar një videomontazh me kolonë zanore “Coming Home”, transmeton Top Channel.

Në diçiturën e videos ai shkruan: “Kjo javë është gjithmonë e vështirë për të gjithë ata që e njohën personalisht me 14 vjet të qeshura, përqafime dhe dashuri për një nga njerëzit më të mirë!!!! Më 30 nëntor ne humbëm një ëngjëll! Paul e trajtonte këdo me respektin më të madh dhe u largua nga rruga e tij për të bërë të gjithë të ndjehen të rëndësishëm…. të dua dhe më mungon i shtrenjti im. Ne thjesht i kërkojmë lutje për ty në të gjithë botën, për vajzën e tij dhe mbesën tonë, Meadow Walker dhe vëllezërit e tij të dashur, Cody dhe Caleb, prindërit … Shpirti të pushoftë në paqe, dhe shpresojmë se të bëjmë krenar çdo dit!!! Qëndro në parajsë! P- Dubber!!!”.

Ndërsa Vin Diesel, miku i tij më i ngushtë ka ndëruar foton e Facebook me një foto të tijën dhe të Paul.

Exit mobile version