Site icon PORTALB

Ushtria siriane bën avancime të reja në Alepo

Pjesëtarë të forcave pro-qeveritare në Alepo të Sirisë

Ushtria siriane tha se ka rimarrë kontrollin edhe të një qarku tjetër nga rebelët në Alepo, por luftëtarët opozitarë i mohuan këto pretendime dhe u zotuan se do të vazhdojnë luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, shkruan REL.

Forcat e Assadit thanë se kanë nën kontroll të plotë qarkun Sheik Saed.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, duke cituar rebelët, tha se ata kontrollojnë një të tretën e kësaj lagjeje.

Gjatë javës së kaluar, rebelët kanë humbur një të tretën e zonave në lindje të Alepos, të cilat i kanë pasur nën kontroll qysh në vitin 2012.

Rreth 50,000 civilë kanë ikur nga qarqet e rrethuara qysh në fundajvë.

Të mërkurën, Vëzhguesi tha se sulmet ajrore të regjimit dhe të Rusisë janë intensifikuar dhe kanë lënë të vrarë së paku 45 civilë.

Exit mobile version