Site icon PORTALB

Maqedonia u pyllëzua me 2,6 milionë fidanë të rinj

Foto arkiv nga aksioni "Dita e Drurit"

Mbi dy milionë fidanë në 500 mijë hektarë sot janë mbjellë në 30 komuna kadastrale në territorin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të Aksionit të 17-të “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde”. Për pyllëzim është shfrytëzuar pishë e bardhë dhe e zezë, panjë, selvi, selvi e Arizonës. bredh, lis, gështenjë, dardhë e egër, arrë e zezë, njofton MIA.

Kryeministri Emil Dimitriev, i cili në kuadër të aksionit mbolli fidanë në kopshtin “Xvezdiçka” në Koçan, porositi se çdo vit do të mbillen nga pesë milionë drunj përmes manifestimit tradicional “Dita e drurit” dhe Programit për riprodhim të zgjeruar të pyjeve.

Sipas drejtorit të NP Pyjet e Maqedonisë Zharko Karaxhovski, i cili në lagjen e Lisiçes së Re së bashku me kryetarin e Shkupit Koce Trajanovski dhe kryetarin e komunës së Aerodromit Ivica Koneski mbollën fidanë, nga viti 2008 e deri më tani në bazë të aksionit “Dita e drurit” janë mbjellë 36 milionë fidanë gjegjësisht gjithsej me obligimet e rregullta të pyjeve të Maqedonisë janë mbjellë 68 milionë fidanë ose rreth 35 milionë hektarë.

Për nevojat e BNJVL-së dhe veç e veç për njësitet e vetëqeverisjes lokale janë siguruar 1.350.568 fidanë, nga të cilët 1.000.568 për Shkupin, pjesët urbane të komunave dhe të pjesëve tjera të qarkores së kryeqytetit, 150.000 për Manastirin nga të cilat 200 për pjesën urbane, 100.000 për Tetovën nga të cilat 100 për pjesën urbane, si dhe 100.000 për Kërçovën nga të cilët 100 për pjesën urbane.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski tha se në kryeqytet deri në pranverë do të mbillen gjithsej 256.000 drunj në pjesën urbane, nga të cilat Qyteti në aksion merr pjesë me rreth 10 deri në 12.000 drunj.

Aksioni “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” filloi në vitin 2008 dhe në katër vitet e para deri në vitin 2011, është zbatuar në dy sezone – pranverë dhe vjeshtë. Në pesë vitet e fundit, megjithatë, pyllëzimi kryhet vetëm në vjeshtë.

Exit mobile version