Britania premton se do të ushtrojë presion për dërgimin e ndihmave në Halep

Kryeministrja britanike Theresa May tha se nën praninë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të bëjnë presion për mundësimin e armëpushimit dhe dërgimin e ndihmave në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

May në seancën javore “pyetjet për kryeministren” të mbajtur në Dhomën e Ulët të Përfaqësuesve të parlamentit britanik u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me zhvillimet në Halep të Sirisë.

Duke vënë në dukje se civilët në Halep janë vënë në objektiv në mënyrë të tmerrshme, May ka thënë se “Britania e Madhe bashkë me Francën janë përpjekur për një takim urgjent në KS-OKB në lidhje me situatën në Halep. Ky takim do të mbahet ditën e sotme. Dëshirojmë mundësimin e armëpushimit dhe dërgimin e ndihmave në Halep. Do të bëjmë presion në KS-OKB që këto të realizohen”.

“Seanca e KS-OKB-së do të jetë e rëndësishme. Ka një mesazh të rëndësishëm që do ti jepet Rusisë. Edhe kjo do të sigurojë që Rusia duke përdorur ndikimin e saj mbi regjimin e Asadit ti japë fund masakrave të tmerrshme dhe të mundësojë dërgimin e ndihmave”, deklaroi May duke vënë në dukje se në lidhje me situatën në Halep do të bëjnë çfarë kanë në dorë.

Bashkë me sulmin e fundit të regjimit në lindje të Halepit nga 15 nëntori e deri më tani humbën jetën 739 civilë ndërsa 2.500 të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button