Site icon PORTALB

SHBA, 5 persona humbin jetën gjatë tornadove

Foto ilustruese

Pesë persona kanë humbur jetën në SHBA si pasojë e tornadove që përfshinë disa pjesë të jugut, bëjnë të ditur mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se stuhitë kanë përfshirë shtetet Alabama, Tennessee, New Orleans, Misisipi dhe Luiziana.

Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në një shtëpi mobile në verilindje të Alabamas, u tha gazetarëve zëvendës-shefi i Jackson County Rocky Harnen. Ai tha se mbi 20 ndërtesa besohet të jenë dëmtuar në zona të ndryshme, por nuk dha një shkallë të përgjithshme të dëmit.

Mediat vendase njoftuan se dy persona kanë humbur jetën në Cumberland County, Tennessee, por nuk ka detaje mbi këto vdekje.

Në DeKalb County Alabama, katër fëmijë thuhet se janë plagosur në një qendër të përkujdesit ditor, bëjnë të ditur mediat lokale.

Exit mobile version