Site icon PORTALB

Padi penale për një vlerësues nga Struga

MPB

MPB

SPB Ohër sot parashtroi padi penale kundër T.S. (62) nga Struga, vlerësues i licencuar në Agjencinë për Vlerësim dhe Ekspertizë të Pronës së Patundshme për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale – “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “falsifikim apo shkatërrim të librave afaristë”.

I padituri, në dobi të pjesëmarrësve në ankand publik, ka bërë vlerësim të hapësirë afariste prej 88 metrash katrorë në rr. “Dimitar Vllahov” në Ohër të debituesit dhe kreditorëve të tjerë, paligjshëm duke e ulur vlerën e saj reale. Hapësira afariste gjatë ankandit me përllogaritjen e rrejshme të vlerësuar ishte llogaritur në shumë prej 7.888.789 denarëve (apo 128.273 euro), ndërsa gjatë ankandit të kryer më 21 mars të këtij viti ishte blerë nga personi juridik pronë e N.U. për shumë prej 7.950.000 denarëve (apo 129.268.29 euro)

pas kësaj, kumton MPB, avokati i D.K. duke e ditur se vlerësimi paraprak është me të dhëna të pavërteta, vetë ka porositur vlerësim të ri në agjenci tjetër ku objekti ishte vlerësuar me vlerë më të lartë, nga 13.159.146,48 denarë (apo 213.276,28 euro). Më pas blerësi menjëherë e ka vënë objektin nën hipotekë si garancë bankare në dobi të avokatit dhe gjatë marrjes së tij të kredisë bankare prej 140.000 eurove, N.U. ia ka shitur avokatit.

Exit mobile version