Site icon PORTALB

Finalisti i Copa Sudamericana ka kërkuar që titulli t’i dhurohet Chapecoenses

Klubi kolumbian, Atletico Nacional, që është finalist i Copa Sudamericana, ka kërkuar që ky titull të shkojë për klubin brazilian, Chapecoense pas tragjedisë që i ndodhi këtij ekipi, raporton SquawkaNews.

76 persona humbën jetën në përplasjen e aeroplanit në afërsi të qytetit Medellin të Kolumbisë, me të cilin po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit, Chapecoense, transmeton Koha.net.

Nga kjo tragjedi shpëtuan pesë persona, tre prej tyre futbollistë të Chapecoense.

Exit mobile version