Site icon PORTALB

Mançevski: Ndihmë më e madhe për kompanitë vendore

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski dhe kandidat për deputet në NJZ 1 sot deklaroi se në program parashohin përforcim ekonomik të kompanive vendore me 140 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejta.

Me atë do të sigurohen paga më të larta dhe më shumë vende pune. Kompanitë vendore duhet ta dinë se janë duke ardhur kohëra më të mira për biznesin në Maqedoni. Me kthimin e parave drejt qytetarëve do të rritet konsumi personal.

Do ta rrisim, theksoi, ndihmën shtetërore për ndërmarrje të vogla dhe të mesme prej 200.000 eurove aktuale, në 20 milionë euro në vitin e parë, 30 milionë në të dytin dhe 40 milionë euro deri në fund të mandatit. Kjo është rritje për 100 fish.

Exit mobile version