Site icon PORTALB

Liderët dhe qytetarët për homazhe te familja Jashari

UÇK, Prekaz

UÇK, Prekaz

Duke kujtuar dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e trojeve shqiptare, edhe për këtë 28 nëntor, Prekazi është mbushur plot me vizitorë.

Një numër i madh i qytetarëve, gjatë gjithë ditës, kanë bërë homazhe te kompleksi i varrezave në Prekaz, por edhe në shtëpinë muze të Jasharajve, raporton KTV.

Ata thonë se jo vetëm këtë ditë duhet kujtuar këtë familje, e cila u sakrifikua për lirinë e vendit tonë.

Pjesë e homazheve u bënë edhe liderët institucionalë, duke ua uruar të gjithëve festën e 28 Nëntorit.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në të njëjtën datë të vitit 1997, shënohet ngjarja tjetër historike për Kosovën, kur në fshatin Llaushë të Skenderajt, doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Një arsye më shumë për të festuar është edhe ditëlindja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka lindur më 28 Nëntor të vitit 1955.

Exit mobile version