Site icon PORTALB

Fëmijët shqiptarë në Londër festojnë ditën e Flamurit

Fëmijët në Londër festojnë ditën e Flamurit

Fëmijët shqiptarë në Londër kanë festuar këtë fundjavë Ditën e Flamurit. Këtë aktivitet Shoqata Ardhmëria e përgatiti në një hark të shkurtër kohor, transmeton Koha.net.

Përkushtimi dhe devotshmëria me të cilën punohet nga stafi bashkëpunues i shoqatës dhe i shkollave shqipe në mbarë territorin londinez, pa dyshim do të sillte një ditë të veçantë, të mbushur me surpriza dhe energji.

Prezantuesit dhe grupi rinor i valleve të vajzave pa dyshim ishte një vlerë e shtuar për komunitetin në këtë event.

Fëmijët shqiptarë në Londër festojnë ditën e Flamurit
Exit mobile version