Site icon PORTALB

Greqia shpreson lehtësimin e borxheve

Ilustrim

Ministri i Financave i Greqisë, Efklidis Çakalotos (Euclid Tsakalotos) ka thënë në lidhje me lehtësimin e borxhit publik të vendit të tij nga ana e kreditorëve se “Shpresojmë që tri palët më 5 dhjetor të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e dobishme për ekonominë greke”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën e organizuar nga Oda e Tregtisë Amerikane-Greke, ai theksoi se vendi i tij është duke e respektuar në mënyrë të konsiderueshme paketën për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Çakalotos theksoi se aktualisht qeveria është në procesin e bisedimeve me kreditorët në lidhje me reformat e masave të shtrëngimit, duke shtuar se çështjet më e rëndësishme në këtë proces janë kontestet në lidhje marrëveshjet kolektive të punës dhe shkarkimet kolektive nga puna.

Sipas tij, institucionet evropiane nuk do të mund të bëjnë kërkesa jashtë kornizave të aktit komunitar (acquis communautaire) të BE-së në lidhje me të drejtat e punës. “Fakti që një shtet zbaton programin e daljes nga kriza nuk do të thotë se ai duhet të ketë më pak të drejta. Kjo është e padrejtë dhe e papërshtatshme”, tha ai.

Duke theksuar se në masë të madhe është arritur marrëveshje me kreditorët për afat të shkurtër në lidhje me lehtësimin e borxhit publik të vendit, Çakalotos tha se “Po ashtu i presim bisedimet për afat të mesëm dhe të gjatë. Shpresojmë që tri palët më 5 dhjetor të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e dobishme për ekonominë greke.”

Duke kritikuar politikat ekonomike të Eurozonës, Çakalotos vuri në pah se Eurozona është e pasuksesshme dhe se nuk ka treguar se prodhon zgjidhje. “Nuk mund të përfundojë procesi i dytë i rishqyrtimit nëse nuk ka lehtësime të borxhit. Greqia nuk mund të merr pjesë në programin për zgjerim monetar dhe në këtë mënyrë nuk mund të kthehet në tregjet e kapitalit”, tha ai.

Qeveria e Greqisë shpreson që më 5 dhjetor 2016 të arrijë marrëveshje me kreditorët në mbledhjen e ministrave të financave të Eurozonës për lehtësimin e borxhit publik prej rreth 315 miliardë dollarësh, që arrin deri në 180 për qind të prodhimit kombëtar bruto vjetor të shteti.

Anëtari i Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Monetare Perre Moscovici dhe Anëtari i Bordit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane Benoit Coeure sot do të zhvillojnë takime në Athinë me Kryeministrin grek Alexis Tsipras dhe Çakalotos për të biseduar në lidhje me negociatat dhe lehtësimin e borxheve.

Exit mobile version