Site icon PORTALB

Thaçi dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

Hashimn Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren dhe ka uruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe kapjen e të dyshuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës bëhet e ditur se Presidenti Thaçi ka dënuar ashpër sulmin kundër Konsullatës Turke në Prizren .

Presidenti Thaçi gjithashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe identifikimin dhe ndalimin e të dyshuarve për këtë rast.

“I përgëzoj organet e rendit për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm. Çështja tani është në duart e drejtësisë ”, ka përfunduar reagimin e tij Presidenti Thaçi.

Exit mobile version