Site icon PORTALB

Pyetja që nuk duhet t’i bëni kurrë fëmijës suaj!

Ilustrim

“Si kalove në shkollë?”, është kjo pyetja që çdo prind i bën fëmijës së tij sapo kthehet nga shkolla. Shpesh përgjigja është “mirë”. Asnjë detaj, por thjesht një vështrim i thatë që duket sikur të thotë “më leni rehat”. Ndaj më mirë prindërit duhet të heqin dorë nga kjo pyetje. Sipas Lisa Damour, një psikologe që ka shkruajtur për NY Times, prindërit nuk duhet ta bëjnë më këtë pyetje të bezdisshme, transmeton bordo.al.

Jo se fëmijët fshehin ndonjë sekret, por zakonisht janë të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Për këtë arsye ata evitojnë të përgjigjen gjatë duke dhënë një përgjigje të shkurtër sa për të mbyllur bisedën. “Fëmijët mund të dëfrehen në shkollë, por janë edhe të detyruar të qendrojnë me fëmijë të tjerë që nuk u pëlqejnë.”, thotë psikologia.

Sipas psikologes fëmijët kanë më shumë dëshirë t’i lënë rehat deri sa të nisë vetë një bisedë rastësore, jo me pyetje klishe dhe përgjigje të sforcuara. Kjo është më inkurajuese dhe i çlodh ata. Por nëse pyetja “Si kalove në shkollë” është për t’u evituar, mund të bëni pyetje më konkrete, të tipit: Si ia bërë me një detyrë të caktuar, apo a ke probleme në një lëndë të caktuar, si dole në X provim, etj.

Një këshillë e fundit nga psikologia, fëmijën duhet ta leni të shfryhet. Mos i jepni këshilla apo sugjerime pasi do ta bëni më konfuz. Dhënia e “këshillave të mençura” i acaron më tepër ata dhe nuk është rruga e duhur. “Fëmijët, ashtu si të rriturit, kanë nevojë për pak përkrahje dhe mbështetje, jo kritika dhe këshilla”, thotë psikologia në artikullin e saj.

Exit mobile version