Site icon PORTALB

Izrael, gjatë zjarreve janë lënduar 125 persona

Zjarret në Izrael

Gjatë zjarreve që përfshinë Izraelin që nga dita e martë janë lënduar 125 persona, ndërsa në qytetin Haifi është shkaktuar dëm në mbi 1.784 objekte banimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e organizatës “Ylli i Kuq i Davidit” theksohet se në mesin e të lënduarve nga zjarret gjenden dy persona me lëndime të rënda.

Nga Haifa bëhet e ditur se është shkaktuar dëm në mbi 1.784 objekte banimi. Në rreth 500 prona private është shkaktuar dëm material prej 130 milionë dollarë, ndërsa 270 persona për shkak të zjarreve janë vendosur në hotele.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, të dielën njoftoi se zjarret në masë të madhe janë nën kontroll.

Zjarret filluan para disa ditëve në Jerusalem, ndërsa për shkak të motit të thatë dhe me erë u përhapën edhe në 12 pika shtesë. Nuk dihet shkaku i zjarreve, ndërsa disa media izraelite theksojnë se ekziston dyshimi se ato janë të qëllimshëm.

Policia izraelite më herët njoftoi se janë arrestuar 30 palestinezë nën dyshimin për zjarrvënie.

Ndaj deklaratave të zyrtarëve izraelitë të cilët për zjarret i konsiderojnë përgjegjës palestinezët, reagoi edhe Ministria e Jashtme e Palestinës. “Për zjarret në Izrael përgjegjës i konsideroni palestinezët, a mos edhe zjarret në Bregun Perëndimor i shkaktojnë palestinezët?”, theksohej në njoftimin e MPJ-së të dielën.

Exit mobile version