Site icon PORTALB

Në Kërçovë është rritur numri i votuesve edhe pas pastrimit të listës, në Çair ka rënë

Resnjë, blihen votuesit me miell dhe vaj, kandidati do të tërhiqet nga gara?

Prej vitit 2014 deri në vitin 2016 (pas pastrimit të Listës Zgjedhore), numri i votuesve nëpër njësitë zgjedhore komunat e Maqedonisë ka ndryshuar, gjegjësisht në disa ka rënë, ndërkaq në disa tjera është ngritur, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse është pastruar Lista Zgjedhore, megjithatë në Komunën e Zhupës (Njësia numër 5), nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka pasur rritje të numrit të votuesve për 13%, gjegjësisht për 816 votues. Në Komunën e Kërçovës (Njësia numër 6), nga viti 2014 deri në vitin 2016 (pas pastrimit të Listës Zgjedhore), ka pasur rritje të votuesve për 11% ose për 1896 votues, ndërkaq në njësinë numër 5 të Kërçovës për 3.7% gjegjësisht për 1.100 votues. Për Komunën e Kërçovës mund të ilustrohet me shembull “sikur të lindin nga 10 fëmijë në çdo familje (para 18 vjetëve).

Nga ana tjetër, zvogëlim i numrit të votuesve është vërejtur në Komunën e Çairit, edhe atë, nga viti 2014 deri në vitin 2016 (pas pastrimit të Listës Zgjedhore), numri i votuesve të Çairit në Njësinë Zgjedhore numër 2 është zvogëluar për 2.9% apo për 682 votues, ndërkaq numri i votuesve të Çairit në Njësinë Zgjedhore 1 për  4.7% apo për 1537 votues.

Më poshtë mund ta shihni të plotë analizën e Portalbit me numrin e votuesve:

Exit mobile version