Site icon PORTALB

Ministri Hoxhaj: Nëntori është i shqiptarëve

Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka uruar përvjetorin e 104-të të mëvetësisë së Shqipërisë.

Sipas tij, nëntori është muaj i shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

“Nëntori është i shqiptarëve. Muaji që ne festojmë me dashuri Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit për dekada. Urime të gjithë shqiptarëve kudo përvjetorin e 104-të të mëvetësisë së Shqipërisë. URIME”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Exit mobile version