Thirrje për kyçje në projektin ‘Rinia e përfshirë në qarqet e besimit’
Qendra për iniciativa qytetare nga Prilepi, në bashkëpunim me LGBT Junajted-Tetovë, OJQ- Linda Kumanovë , Organizata e grave nga Strumica e zbatojnë projektin “Rinia e përfshirë në qarqet e besimit” në territorin e Prilepit , Manastirit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës , Likovës , Strumicës dhe Shtipit.
Qëllimi kryesor i projektit është edukimi dhe përforcimi i të rinjve nga zonat e prekura nga konflikti në vitin 2001 duke përdorur metodën e procesit të qarkut si një metodë të re për transformimin e konflikteve në komunitet.
Për ta arritur këtë qëllim ,Qendra për Iniciativë Qytetare dhe partnerët e projektit shpallin një thirrje për përfshirjen e të rinjve në zbatimin e këtij projekti në qytetet e mëposhtme : Prilep, Manastir, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Likovë , Strumicë , Shtip.
Njoftimi vlen për të gjithë të rinjtë nga këto qytete që duan të kontribuojnë në transformimin e konflikteve në mjedisin e tyre dhe për të ndërtuar besimin mes të rinjve.