Site icon PORTALB

Universitetet më të mira në botë për 2016-ën

Universiteti i Oksfordit

“Times Higher Education”, një revistë britanike që gjurmon në tregun e arsimit të lartë, ka publikuar listën vjetore të shkollave më të mira sot. Në këtë edicion të 13-të, për herë të parë, kreu nuk mbahet nga një universitet i Shteteve të Bashkuara, tarnsmeton bordo.al.

Gjatë viteve të fundit, vendi i parë është mbajtur nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Por këtë vit, kjo shkollë ka zbritur një pozicion më poshtë duke i lënë vendin e parë të mirënjohurit Universitet i Oksfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa në vendin e tretë, si edhe vitin e kaluar, renditet Universiteti i Stanford-it, Kaliforni.

Vendi i dhjetë është rezervuar për Universitetin e Çikagos. Përveç Oksfordit, janë edhe të tjera shkolla jo amerikane pjesë të listës, si Universiteti i Kembrixhit (i katërti), Kolegji Mbretëror, Londër (i teti) dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë, Zyrih (i nënti).

10- Universiteti i Çikagos – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

9- Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë, Zyrih – Zvicër

8- Kolegji Mbretëror, Londër – Mbretëria e Bashkuar

7- Universiteti Princeton – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

6- Universiteti i Harvardit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

5- Universiteti i Teknologjisë së Masaçusetsit – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

4- Universiteti i Kembrixhit – Mbretëria e Bashkuar

3- Universiteti Stanford – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2- Instituti i Teknologjisë, Kaliforni – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

1- Universiteti i Oksfordit – Mbretëria e Bashkuar

Exit mobile version