Kanye West duket se nuk po kalon aspak momente të mira. Pas lajmit se ishte shtruar në spital kanë ardhur edhe diagnozat që shqetësojnë jo pak familjen e tij.
Reperi është parë në një gjendje të paqendrueshme ditët e fundit dhe sipas mjekëve ai ka një sërë problemesh fizike dhe psikologjike. Sipas mjekëve, ai vuan nga paranoja, depresioni i thellë, dehidratimi dhe mbilodhja.
Mjekët e kanë thënë që të qendrojë shtrirë dhe do të jetë për disa ditë nën përkujdesjen e dy mjekëve. Gjendja e tij ka shqetësuar shumë fansa që janë solidarizuar online duke e mbështetur atë.