Site icon PORTALB

Shpërthim në Somali, të paktën 10 të vrarë

Ilustrim

Të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur kur një bombë në një makinë shpërtheu të shtunën në një treg në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdi Fatah Hallan, zëdhënësi i administratës rajonale Banadir, e cila është e vendosur në Mogadishu, ka konfirmuar për AA, se bomba e vendosur në makinë ka shpërthyer.

Tregu, i njohur si Suqa Berta, ndodhet në lagjen e qytetit Waberi një nga më frekuentueset në Somali. Gjithashtu, ndodhet në afërsi të selisë kryesore të policisë në vend.

“Herët është të flitet për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve, por është e qartë se rebelët sulmuan njerëz të pafajshëm”, tha Hallan.

Gazetari i AA nga vendngjarja raportoi për të paktën dhjetë të vdekur. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Dëshmitari nga vendi i tragjedisë, Abdirisack Hassan Afrah për AA tha se kishte parë shumë të plagosur, përfshirë edhe shumë gra që erdhën për të blerë në treg.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat somaleze të sigurisë, përfshirë edhe policinë, ushtrinë dhe agjentët e Agjencisë së Sigurisë së Inteligjencës Kombëtare.

Lidhur me këtë sulm ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Megjithatë, më parë përgjegjësinë për sulme të ngjashme e kanë marrë militantët e grupit Al-Shabaab, i cili është i lidhur me Al-Kaedën.

Exit mobile version