Site icon PORTALB

Zaev: Nuk ka marrëveshje me pushtetin për zgjedhje të parakohshme

Zaev: Nuk ka marrëveshje me pushtetin për zgjedhje të parakohshme

Zaev: Nuk ka marrëveshje me pushtetin për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka hedhur poshtë informacionin e publikuar në media maqedonase se është arritur konsensus mes pushtetit e opozitës për shpërbërjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

“Nuk është e vërtetë se kemi bërë ndonjë marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Zaev. Edhe në partinë qeveritare VMRO-DPMNE komentojnë se për herë të parë dëgjojnë për një punë të tillë. 

Paraprakisht, media të vendit liferuan informacionin që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 27 prill bashkë me rundin e dytë të presidencialeve. Sipas portalit Libertas, madje Parlamenti duhet të shpërbëhet më 3 mars, me çka do arrihej konsensus mes pushtetit e opozitës.

Exit mobile version