Thaçi: Ahmeti sillet si mjegull e humbur, të tregoje a do t’i bojkotoj zgjedhjet?

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në vështrimin e  tij lidhur me çështjet aktuale politike dhe zgjedhjet e presidenciale, kërkuar nga Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, që të mos sillet si një mjegull e humbur, i cili nuk ka asnjë pik kontakti me realitetin.

“Për këtë arsye kam vendosur që sot të kërkoj direkt prej tij, prej  Ahmetit që ai të del me qëndrim  “A do ti bojkotojnë zgjedhjet presidenciale BDI-ja” dhe pastaj do ta dëgjojnë qëndrimin e Partisë Demokratike Shqiptare.

“Unë nuk mundem të prononcohem në mënyrat e rrejshme të bërit politikë duke shtyrë një kinse shoqatë joqeveritare, që është satelitë pa drita i tyre, për të bërë bojkot te shqiptarët që ti bojkotojnë zgjedhjet parlamentare. Nëse ata dalin me qëndrim politikë të vërtetë për këto zgjedhje, atëherë do të dëgjojnë edhe qëndrimin e Partisë Demokratike Shqiptare”, thotë Menduh Thaçi. 

“Brengosëse është për mua që në vend që ata të merren me telashe të mëdha që i kemi si shqiptarë, mohimin e të drejtave që na bëhen me diskriminimin politikë dhe ekonomik, ata flasin për një çështje e cila s’ka asnjë kontakt me ecjen përpara të të drejtave tona. Definitivisht duhet të sqarojë para publikut, se kandidati konsenzual që e përmend Ahmeti është maqedonas, nuk ka të bëjë me shqiptarët. Përfundimisht duhet të kemi një qëndrim të vërtetë politik nga ana e tyre”, thotë Thaçi.

Ne pyetje gazetareske: A keni realizuar takim me z. Ahmetin pas ftesës që të dilni në një bashkëpunim, Kryetari i PDSH-se deklaroi:

“Jo ajo është e kaluara, ata patën një afat që të prononcohen apo të japin përgjigje për këtë çështje. Mos prononcimi i tyre në atë afat të caktuar u kuptua se ata nuk pajtohen me këtë dhe tash normalisht do vazhdojmë si dy parti të veçanta dhe konkurrente”.

Lajme të ngjashme

Back to top button