Shkon në 44 numri i të vdekurve nga aksidenti i trenave në Iran (Video)

Problemet teknike dhe moti i ftohtë mund të kenë qenë shkaktar të një aksidenti që ndodhi në Iranin verior në të cilin mbetën të vdekur 44 persona dhe më shumë se 100 të tjerë të lënduar.

Njëri tren kishte goditur një tjetër i cili ishte ndalur afër stacionit për shkak të problemeve teknike, transmeton arbresh.info.

Katër vagonë kishin dalë nga shinat ndërsa dy të tjerë u dogjën ndërsa shumë nga viktimat janë djegur dhe është shumë e vështirë të identifikohen.

Numri i viktimave pritet të rritet për shkak të të lënduarve në gjendje kritike ndërsa puna e kërkim shpëtimit është ende duke vazhduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button