Site icon PORTALB

Erdoğan dhe Putin zhvilluan nje bisedë telefonike

Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Putin në bisedën e tyre kanë shkëmbyer pikëpamje dhe informacione në lidhje me sulmin i cili shënjestroi ushtarët turq në kuadër të operacionit në rajonin El Bab të ofensivës “Mburoja e Eufratit”.

Më tej theksohet se Erdoğan dhe Putin gjithashtu kanë rënë dakord për përshpejtimin e përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes së krizës humanitare në Halep.

Exit mobile version