Sot është dita ku zhvillohet super sfida mes Manchester Cityt dhe Barcelonës në arenën e madhe të Champions League.
Jose Mourinho rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo me komentet e tij për Wenger të cilin e quajti specialist të dështimeve, por për opinionin që ka për Barçën e Tata Martinos.
“Kuptohet që në bazë të historisë, Barcelona është favorit, por Barcelona këtë sezon po tregon se nuk është e njëjta e viteve të kaluara”.
“Sigurisht, ata e kanë Messin, ai është i veçantë, ndërsa ata kanë më shumë se vetëm ai. Mirëpo, mendoj se kjo është Barcelona më e keqe për shumë shumë vite, prandaj City ka një shans”, tha stretegu i Chelseat, Jose Mourinho.