Site icon PORTALB

Përmbajtje që nënçmon dhe nuk nderon rregullat e gazetarisë

Teksti në Lajm për kandidaten për deputete të BDI, Arjeta Veliu

[Recension: A po nënçmon Arjeta babanë dëshmor? Ndihet e nderuar si kandidate e partisë plot skandale erotike!!!] 

Gazetarët obligohen të raportojnë deklaratat të caktuara, pa ndërhyrje në interpretim të kuptimit dhe mesazhit që përçojnë ato. Çdo akt tjetër i autorit cilësohet si tendencioz. I mbetet publikut të interpretojë dhe kuptojë si të dojë deklaratën e transmetuar.

Linku deri te artikulli origjinal: A po nënçmon Arjeta babanë dëshmor? Ndihet e nderuar si kandidate e partisë plot skandale erotike!!!

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2016

Data e recensionit: 21.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë raporton deklaratën e Arjeta Veliut, kandidate për deputete. Pyetja që ngre autori në titull: “A po nënçmon Arjeta babanë dëshmor? Ndihet e nderuar si kandidate e partisë plot skandale erotike!!!”, është elementi kryesor që ofron argument se pse produkti duhet recensuar. Pyetja e parashtruar në tekst do të duhej t’i parashtrohet kandidates për deputet drejtpërsëdrejti, e jo publikisht, pasi që është raportuar për qëndrimin e saj, të cilin gazetari e ka interpretuar ashtu si ka dashur vet.

“Ftoj të gjithë që t’i besojnë BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe bashkë në fitoren e radhës nga Struga e deri në Kumanovë”, ka thënë Veliu në tubimin në Strugë, raporton Aktuale.mk. ky fjalim i saj ka shkaktuar një mori komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale, ku përmenden edhe skandalet erotike dhe sharjet e ofendimet në adresë të nënës shqiptare që kanë bërë funksionarë të BDI-së.

Kur dikush është objekt i kritikës, duhet t’i jepet mundësia e të shprehurit për ato kritika. Në këtë rast, përveç atribuimit më konkret se nga vjen kritika, është dashur të pyetet edhe kandidatja për deputete se a i ka parasysh skandalet që kanë ndodhur në partinë e saj. Kuptohet, duke u argumentuar edhe çështja e skandaleve, nga vetë autori, për t’u plotësuar lajmi dhe për t’u bërë gjithëpërfshirës dhe objektiv.

Gjithëpërfshirja është e domosdoshme në produktet gazetareske për t’u shmangur subjektiviteti ose interpretimi i gabuar. Në këtë mënyrë, do t’i lihej hapësirë lexuesit të vlerësojë se cila është cilësia e deklaratës së kandidates për deputete.

Gazetari ka të drejtë të ketë qëndrime politike, por, derisa ushtron profesionin, duhet të jetë objektiv.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version