Site icon PORTALB

Digjet pllakata me fotografinë e Zeqirja Ibrahimit, ja reagimi i tij

Zeqirija Ibrahimi

Zeqirija Ibrahimi

Person/a, të panjohur në afërsi të Sarajit – para pompës së Makpetrolit, kanë djegur pllakatin me fotografinë e kandidatit për njësinë zgjedhore numër 1 nga radhët e Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, njofton Portalb.

Ibrahimi, nëpërmjet rrjetit “Facebook”, ka bërë thirrje që aktivistët ta përmbajnë veten dhe të mos përgjigjet askush në këtë mënyrë.

“Megjithëse kjo është gjuha e kundërshtarëve tanë, i lus aktivistët tanë që ta përmbajnë veten dhe mos të përgjigjet askush nga ne në këtë mënyrë. Ne nuk guxojmë të ngremë dorë e ta djegim askënd. Edhe përkundër kësaj, ne duhet t’i respektojmë kundërshtarët tanë si shqiptarë dhe si njerëz që gëzojnë reputacion në familjet e tyre. Pa marrë parasysh se si veprojnë ata, përgjigjja jonë ndaj atyre është më 11 dhjetor”, ka shkruar Ibrahimi.

Exit mobile version