Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë stabil me mjegull dhe vranësira të vogla nëpër fushëgropa. Nga fundi i ditës dhe natës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm e të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në gjashtë, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në nëntë gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të shtunën të cilat në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të jenë me intensitet mesatar.

Gjatë fundjavës ende do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, ndërsa kushtet për mjegull do të pakësohen.

Prej të hënës rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga veriu që do të kushtëzojë paraqitjen e erës së përforcuar veriore dhe ulje të temperaturave. Pasdite reshjet në male dhe viset më të larta do të kalojnë në borë.

Nga e marta do të jetë mot shumë i ftohtë dhe me erë, ndërsa ka mundësi të bie borë edhe në pjesët më të ulëta, veçanërisht paradite.

Temperatura e ditës vende-vende do të jetë rreth zeros. Me ndryshimin e motit do të ulet shkalla e ndotjes së ajrit.

Exit mobile version