Site icon PORTALB

Ngadalësohet rritja e ekonomisë gjermane

Të ardhurat për frymë bruto në Gjermani gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti janë ulur me 0.2 për qind. Ngadalësimi i prodhimit të brendshëm bruto nga 0.4 për qind që ishte në një tre mujor më parë në 0.2 për qind, ka dhënë sinjalet për një ngadalësim në rritjen e ekonomisë gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas statistikave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave në Gjermani (Destatis), prodhimi i brendshëm bruto në tre mujorin e parë ka një ulje prej 0.2 për qindë të krahasuar me një tremujor më parë. Sipas statistikave kjo ka të bëjë me ndryshimin e orës dhe ndikimin e stinës.

Ndërkohë të ardhurat e brendshme bruto gjatë këtij viti, krahasuar me një vit më parë, kanë treguar 1.7 për qind rritje.

– Treguesi i rritjes së ekonomisë është ngadalësuar

Vendi lokomotivë i ekonomisë evropiane, Gjermania, tregoi një rritje më të ulët në krahasim me tremujorin e parë ku prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 0.7 për qind dhe tremujorin e dytë rritja ishte me 0.4 për qind.

Në përllogaritjet tremujore ka tregues pozitivë për rritjen ekonomike, veçanërisht në pjesën e harxhimeve të përgjithshme. Si në harxhimet individuale ashtu edhe në ato shtetërore ka pasur një rritje të rëndësishme. Përkundër kësaj kapitali fiks bruto ka qëndruar i pandryshueshëm.

Edhe tregtia e jashtme ka ndikuar negativisht në rritjen e ekonomisë gjermane. Eksportet dhe importet kanë qenë 0.3 pikë më pak, krahasuar me një tremujor më parë. Nga ana tjetër në tremujorin e tretë të 2016-ës performanca e rritjes ekonomike është përllogaritur sipas 43.7 milionë njerëzve të punësuar brenda vendit.

Exit mobile version