Site icon PORTALB

Thaçi në Vrutok premton amnisti për shqiptarët

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në ditën e katërt të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, sonte ka qëndruar në fshatin Vërtok të Gostivarit, ku ka prezantuar platformën e saj dhe kandidatët për deputet nga Njësia e Gjashtë Zgjedhore.

“Zgjedhjet janë një ngjarje shumë e rëndësishme për çdo popull të cilat ndodhin një herë në katër vite. Nëse në zgjedhje vendoset gabimisht të jepet legjitimiteti, me këtë u jepet besimi njerëzve të cilët nuk janë të aftë për ta drejtua shtetin dhe pasojat mund të jenë fatale. Unë kam besim të plotë se këtë herë shqiptarët e Maqedonisë do t’ua marrin legjitimitetin me votë këtyre që kanë qenë në qeverisje, sepse na kanë shkatërruar perspektivën. Ju garantojë amnisti fiskale, gjegjësisht shlyerjen e borxhe të shqiptarëve, ndaj këtij shteti dhe amnisti për të burgosurit shqiptarë, të cilit padrejtësisht janë në burg”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, shkruan Alsat-M.

 

Exit mobile version