Site icon PORTALB

Kryengritësit në Alepo pranuan plan për ndihmë të KB-së, pritet miratim nga Rusia dhe Siria

Ilustrim

Grupet e armatosura të opozitës siriane në pjesën lindore të Alepos pranuan plan të KB-së për dorëzimin e ndihmës humanitare dhe evakuimin e njerëzve, të cilëve u nevojitet ndihmë mjekësore.

“Organizata botërore pret dritë të gjelbërt nga Rusia dhe nga pushteti sirian”, deklaroi sot në Gjenevë, këshilltari i KB-së për çështje humanitare, Jan Egeland.

Rreth 275 mijë njerëz janë bllokuar në Alepon lindore, ku KB-ja për herë të fundit dorëzoi ushqim më 13 nëntor. Kamionë me ndihmë të re presin në pjesën perëndimore të qytetit dhe në territorin turk.
Për përgatitjen e operacionit të cilin KB e cilëson si të madh, “të komplikuar dhe të rrezikshëm” nevojiten 72 orë.

“Shpresojmë se do të marrim leje nga ana ruse dhe qeveria siriane. Sinjalet që Rusia i dha sot ishin pozitive. Varianti tjetër është njerëzit të vuajnë nga uria, por kjo nuk guxon të lejohet”, deklaroi Egeland.

Televizioni Al Xhezira sot lajmëroi se autoritetet siriane janë dakorduar për tërheqjen e luftëtarëve të opozitës së armatosur nga Han el Sheik, periferi në Damask, transmeton MIA.

Exit mobile version