Site icon PORTALB

BDI premton shumë, por nuk jep llogari

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë fushatës zgjedhore, zotohet për çështje që nuk i ka zgjidhur gjatë mandateve kur të njëjtit kanë qenë në pushtetin ekzekutiv. Nga aty, për atë se kush duhet të bartë përgjegjësi për mosbarabarësinë e gjuhës shqipe me atë maqedonase, thonë se për këtë duhet të vendosin qytetarët, shkruan Portalb.mk.

“Për atë vendosin qytetarët”, shkurt u përgjigj Xhevat Ademi, nga BDI.

Sot BDI ka mbajtur panel diskutim, ku është promovuar ideja për krijimin e një instituti për ta mbrojtur gjuhën shqipe.

“Për të përjashtuar mundësinë e keqpërdorimit të gjuhës shqipe, krahas ligjit special për shqipen zyrtare, BDI zotohet për sjelljen e një ligji për ndërtimin e një mekanizmi mbrojtës të quajtur komision apo institut që do të përcjell do të mbikëqyr ose eventualisht do të sanksionojë çdo devijim nga norma e shqipes letrare, tashmë të zyrtarizuar në Maqedoni”, sqaroi Ademi.

Dje BDI është zotuar se do të miratojnë ligj të veçantë për përdorimin e gjuhës shqipe.

Exit mobile version